Skënderbeu “mbreti” i marketingut/ 5 lojtarë të shitur në pak muaj
- Aug 22, 2024
- 2 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/0100c02a-96c4-4afe-b1cb-01d4accadcb3.jpg
Nëse edhe Ermir Rashica shitet javën e ardhshme dhe gjithçka duket e mbyllur, atëherë numri i lojtarëve që janë shitur në harkun kohor të pak muajve nga Skënderbeu shkon në pesë futbollistë.
800 mijë euro ka përfituar Skënderbeu me shitjen e Franklin, Djantu dhe Dean Liço, ndërkohë që nuk dihet akoma sa ka përfituar klubi bardhekuq nga shitja e Randi Dumfur në Arabinë Saudite.
Po t’i shtosh edhe Ermir Rashicën që pritet të jetë një shumë e majme, atëherë pa frikë mund të themi që kemi një super Skënderbe në marketing me shitjen e futbollistëve.
Të shesësh 5 futbollistë në një hark të shkurtër kohor, kur skuadra ka vetëm 1 vit që është ngritur, do të thotë se Skënderbeu ka drejtues më shumë se të aftë dhe të denjë për të afruar element më shumë se cilësorë.
Këtë në fakt Skënderbeu nuk e ka treguar vetëm sot, por ka vite që e bën, qysh në kohën kur luante në Kupat e Europës. Arka e klubit bardhekuq do të mbushet edhe më shumë me shitjen e Rashicës dhe klubi do të dijë të administrojë më së miri futbollistë të tjerë që do të afrojë.
Skënderbeu edhe këtë verë ka afruar shumë lojtarë që luajnë edhe me të rinjtë dhe kjo është strategjia e duhur dhe më e gjetura. Klubet e tjera nuk po arrijnë të kopjojnë këtë skuadër që ka treguar dhe po tregon edhe në këto momente që është “mbreti” i merkatos.
Të shohim tashmë me shitjen totale të pesë lojtarëve sa do të jetë shuma financiare që do të përfitojnë bardhekuqtë.
Lojtarët që ka shitur Skënderbeu
Franklin Ahanonu
Ivan Djantu
Dean Liço
Randi Dumfur
Ermir Rashica















