top of page

SKËNDERBEU mbyll përgatitjet në këto momente në Durrës/ Ja çfarë ka ndodhur!

  • May 16, 2024
  • 1 min read

Skënderbeu sapo ka mbyllur në këto momente në qytetin bregdetar të Durrësit përgatitjet anti-Partizani. Momentet e fundit ishin përpara pak çasteve kur Gvozdenoviç dhe të tijtë kanë lënë fushën stërvitore dhe duket se ka optimizëm në radhët e Skënderbeut.

Në momentet e pasfillimit të seancës së fundit stërvitore e cila startoi në orën 18:00 mbërriti edhe presidenti Ardjan Takaj, i cili ka qëndruar pranë skuadrës gatë gjithë stërvitjes.

Stafi teknik dhe lojtarët kanë punuar me rritëm të lartë dhe e rëndësishme që ps seancës së fundit nuk ka asnjë problem dëmtimi, gjë që do të thotë se nesër në orën 20:00 skuadra do të jetë e plotë, pa asnjë mungesë.

Zëri i Gvozdenoviç ka qenë i lartë gjatë gjithë stërvitjes, ndërkohë që ka kërkuar rritëm dhe vetëm rritëm nga të tijtë.

Një seancë plot me optimizëm dhe kjo të bën të besosh se nesër Skënderbeu luan vetëm për fitore në “Air Albania”. Pas nxemjes së zakonshme stafi teknik ka punuar me lojtarët me vendosjet taktike në fushë dhe vetë lojtarët kishin rritëm të lartë në fushë në kërkesat e trajnerit.

Pas më shumë se 90 minutash stërvitje lojtarët kanë mbyllur përgatitjet dhe Skënderbeu është gati duke ja lënë tashmë radhën vetëm fushës së lojës nesër.

Forca Skënderbe! Në kampin bardhekuq duan vetëm fitoren ndaj Partizanit.




 
 
bottom of page