Skënderbeu mund të përfitojë nga mungesat e dinamos mësoni kush mungon
- Jul 16, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_2d1b3315f8b74d2fb8616a2099ab7229mv2-1.jpg Ndërkohë që korçarët do të shkojnë me të gjithë arsenalin e tyre kundër Dinamos, e kundërta ndodh me kampin kundërshtar. Trajneri i bluve Dritan Mehmeti nuk do të ketë dy futbollistë gati për këtë takim. Bëhet fjalë për mbrojtësin Marku dhe mesfushorin Andoni. Dy mungesa të ndjeshme, por që Mehmeti shpreson tek ndonjë mrekulli.Dinamo dhe Skënderbeu janë dy ekipe që kanë si objektiv vendin e katërt. Korçarët e duan, por janë më të rezervuar, ndërkohë që dinamovitet e kanë shpallur me forcë se jo vetëm duan vendin e katërt, por gjithashtu synojnë edhe më lart.Kjo gjë e bën edhe më të vështirë këtë ndeshje për të dy ekipet.















