top of page

SKËNDERBEU / Mësohet axhenda e Skënderbeut para Vllaznisë. Lexoni ç'do të bëjnë bardhekuqtë!

  • Dec 19, 2023
  • 1 min read

Ekipi i Skënderbeut do të zhvillojë edhe një seancë stërvitore në Korçë ditën e mërkurë nesër dhe më pas do të niset në orën 15:30 në drejtim të Durrësit. Do të akomodohet në Resortin “Tropikal”, atje ku do të zhvillojë edhe një seancë stërvitore gjatë së cilës do të vendoset edhe përfundimisht për formacionin e takimit.

Kjo seancë stërvitore do të ndiqet edhe nga presidenti Ardjan Takaj, siç edhe bën zakonisht para seancës së fundit para çdo ndeshjeje.

Ditën e premte, korçarët do të drekojnë në Durrës dhe më pas do të jetë nisja në drejtim të Shkodrës, atje ku në orën 17:00 do të luhet edhe sfida e fundit e sezonit.

Pas ndeshjes do të qëndrohet në Durrës dhe atje do të vendoset mbi ecurinë e mëtejshme të ditëve të pushimit dhe do të përcaktohet edhe data se kur do të fillojnë stërvitjet për vitin 2024.




 
 
bottom of page