Skënderbeu nesër ikën nga korça ja ku do të largohen korçarët
- Jul 16, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_df48926f6d714b7cbb025275c4a1b10bmv2-1.jpg Ka disa ditë që portali “Korça Boom” ka bërë me dije se faza përgatitore e korçarëve do të zhvendoset. Pas një fillimi disaditor në Korçë, ekipi do të zhvendoset në Durrës.Do të jetë edhe një seancë stërvitore ditën e nesërme paradite dhe më pas Skënderbeu do të shpërngulet i gjithi në resortin “Tropikal” në Durrës.Atje nga sa mësohet mund të zhvillohet edhe një ose dy ndeshje miqësore edhe pse koha është e shkurtër, por ekipi ka nevojë për një ndeshje të tillë.Një proces stërvitor që do të ndiqet nga afër edhe nga presidenti Ardjan Takaj. Gjithashtu janë kushtet edhe më të mira, si klimaterike ashtu edhe të akomodimit të ekipit dhe përshtatshmëria me klimën do të jetë në shërbim të ndeshjes me Egnatian, takim që do të luhet më 13 janar në Rrogozhinë.















