SKËNDERBEU/ Nga festa në festë. Bardhekuqtë me mision të përfunduar në katërshe
- May 13, 2024
- 1 min read
Sot po sjellim disa nga momentet më të bukura të këtij Skënderbeu, momentet e festës në dhomat e zhveshjes pas fitoreve të bujshme që ka bërë skuadra në këtë sezon.
Festa të tilla u bënë të zakonshme për skuadrën e juglindjes së vendit dhe në fakt ishte e vetmja skuadër që festoi në këtë mënyrë, duke treguar se lojtarët, stafi dhe drejtuesit ishin gjithmonë bashkë dhe i ndanin bashkë gëzimet e fitoreve.
U festua në Tiranë, Lac, Shkodër, Rrogozhinë, Korcë dhe mënyra e festimeve të Skënderbeut tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Skënderbeu e mbylli këtë sezon në vendin e katërt, atje ku askush nuk e priste. Skënderbeu e mbylli superligën me 51 pikë, aq sa edhe tifozi më i thekur nuk do ta mendonte që do të grumbullonte kaq pikë në këtë sezon me djem të rinj, por shumë të talentuar.
Skënderbeu e mbylli me 15 fitore, 6 barazime dhe po 15 humbje. Shënoi 37 gola dhe pësoi 39 gola. Statistika që e bënë këtë skuadër të jetë në katërshen e parë dhe të luftojë tashmë për titullin kampion.
A do të mundet Skënderbeu ta fitojë titullin?!
Kjo pak rëndësi ka. Tashmë skuadra e arriti objektivin dhe nuk është pak. Bravo djema! Bravo presidentit Ardjan Takaj! Bravo stafit teknik! Bravo tifozëve!
Të gjithë bashkë bënë që kjo skuadër të shkojë kaq larg. Janë edhe dy ndeshje për t'u luajtur në Final Four dhe ndoshta ky Skënderbe mund të jetë sërish surpriza e këtij sezoni.
Përse jo?!
Këta janë “ujqërit” që mbyllën një nga sezonet më të mira dhe që treguan se po vjen me plot gojë, Skënderbeu i madh!
Forca “ujqër”!



















