SKËNDERBEU nuk ndalet në stërvitje/ Edhe në fundjavë nuk ka pushim për bardhekuqtë
- Jul 13, 2024
- 1 min read
Nuk do të ketë asnjë ditë pushim të paktën edhe këtë fundjavë. Ky është plani stërvitor i trajnerit të Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç edhe për këtë fundjavë, ndërkohë qe e shtuna, pra dita e sotme dhe nesër, skuadra do të zbresë sërish në stërvitje.
Fundjavën e kaluar skuadra zhvilloi disa teste fizike, ndërkohë që edhe këtë fundjavë janë përgatitur disa teste të tjera. Është fazë përgatitore dhe ngarkesa është maksimale për futbollistët, kështu që edhe stafi teknik nuk do të ndalet gjatë kësaj periudhe se ngarkuari të tijtë.
Mendohet që vetëm pas kthimit nga Greqia ditën e martë dhe miqësores që do të luhet atje të ketë ndonjë ditë pushimi, por kryesisht kjo fazë e gjatë përgatitore do të jetë me ngarkesa të mëdha, pasi edhe 18 gushti kur do të jetë starti i sezonit të ri nuk është i largët.
Me pak fjalë sot si ditë e shtunë Skënderbeu do të jetë sërish në stërvitje, ashtu si edhe nesër dhe testet do të tregojnë më së miri edhe gjendjen që ka çdo lojtar të paktën deri në këto momente.
















