top of page

SKËNDERBEU në 12 javë aktivizon 7 sulmues dhe vetëm 5 gola nga sulmi!

  • Nov 15, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu është skuadra që së bashku me Teutën në këtë superligë kanë shënuar më pak gola, vetëm 9. Por kujtojmë që durrsakët kanë një ndeshje më pak.

I vetmi problem në këto 12-të javë për bardhekuqtë që është shfaqur qartë ka qenë shënimi i pakët i golave.

Nga 9 gola të shënuara gjithsej, vetëm 5 ka shënuar reparti ofensiv dhe pa diskutim që stafi teknik është përpjekur shumë që të gjejë një shënues “race”, por deri tani nuk kemi parë një të tillë.

5 golat që ka shënuar ky repart, kanë ardhur së pari nga Ardit Nikaj që kryeson listën e golashënuesve te Skënderbeu me 3 gola të shënuar.

Pas tij dy golat e tjerë janë të Ermir Rashicës dhe Franklin.

Shumë pak për vijën e parë të sulmit, ndërkohë që në shumicën e ndeshjeve kemi parë dyshen e zakonshme në këtë repart, Rashica-Nikaj.

Të tjerët janë aktivizuar më pak dhe pa diskutim që ky është problem që ka penalizuar Skënderbeun në disa ndeshje, pasi skuadra ka luajtur vërtet mirë, por nuk arrin të shënojë.


Sulmuesit e aktivizuar te Skënderbeu në 12-të javët e para

Ardit Nikaj 3 gola

Ermir Rashica 1 gol

Franklin Ahanonu 1 gol

Zhordan Fleçer

Gresild Lika

Suhejlj Muharem

Uçe Sebastine




 
 
bottom of page