Skënderbeu në 4 ndeshjet e fundit më keq se asnjë skuadër tjetër. 3 humbje dhe vetëm 1 barazim
- Nov 1, 2023
- 1 min read
1 pikë në 4 ndeshjet e fundit, e thënë ndryshe 3 humbje dhe vetëm një barazim. Më keq se kaq nuk kishte sesi të ishin këto 360 minuta të fundit të kësaj superlige.
Tatëpjeta filloi që në ndeshjen në Laç, ku Skënderbeu humbi 2-0. Më pas do të vinte humbja tjetër, këtë herë në shtëpi ndaj Vllaznisë, po 2-0. Një javë më parë Skënderbeu-Egnatia do të përfundonte në barazimin 1-1, për të mbërritur ditën e djeshme.
Dje, Skënderbeu humbi 2-1, një tjetër humbje, që plotëson 3 humbje dhe 1 barazim në katër javët e fundit.
Kjo ka bërë që skuadra bardhekuqe tashmë të jenë në “krizë” dhe sigurisht që kthesa duhet të jetë e menjëhershme, sepse nesër do të jetë vonë.
Në 7 javët e para Skënderbeu grumbulloi 12 pikë, ndërkohë që në 4 javët e fundit vetëm 1 pikë.
Më keq se kaq nuk kishte sesi të shkonte.
















