top of page

Skënderbeu në kërkim të miqësoreve

  • Sep 3, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/stervitje-date-26.jpg

Ndërprerja e kampionatit lind si një domosdoshmëri edhe zhvillimin e ndeshjeve miqësore, kjo për atë sepse duhet të mbahet ritmi i ndeshjeve. Këtë, nga sa mësohet, kanë planifikuar edhe drejtuesit e Skënderbeut dhe në mënyrë të veçantë stafi teknik.

Por natyrisht nuk do të jenë miqësore me ekipet e superligës, por me ekipe të kategorive të tjera. Kështu po shikohen mundësitë të zhvillohet me Pogradecin, Devollin, Maliqin, Sopotin.

Pavarësisht se ku luajnë këto ekipe, janë në kulmin e përgatitjeve në çdo drejtim, përjashtim bëjnë liqenorët që edhe ata janë në garë.

 
 
bottom of page