top of page

SKËNDERBEU NË SKANER/ 3 faza 37 pikë, në vend të katërt! Bravo për tri faza të luajtura! Shikoni statistikat...

  • Mar 12, 2024
  • 1 min read

Pas humbjes së djeshme në shtëpi, Skënderbeu mbylli në këtë mënyrë fazën e tretë të superligës. Nga ky moment bëhet edhe bilanci, teksa të gjitha shifrat flasin se Skënderbeu ka bërë mirë në 27 javë të zhvilluara, ku askush nuk e mendonte që do të ndodhte kështu.

Askush nuk mund ta mendonte që Skënderbeu i ri të numëronte sot 37 pikë në 27 ndeshje, e thënë ndryshe 1.37 pikë për ndeshje, një mesatare e kënaqshme.

Askush nuk e mendonte që Skënderbeu do të renditej në fund të 27-të javëve në vendin e katërt të superligës.

Skënderbeu në tri faza ka 11 fitore, 4 barazime dhe 12 humbje.

Skënderbeu në tri faza ka shënuar 26 gola, thuajse 1 gol për ndeshje dhe ka pësuar 33 gola, pra 1.2 gola për ndeshje.

Këto janë statistikat e bardhekuqve në tri faza, ndërkohë që kanë mbetur edhe 9 ndeshje deri në fund.




 
 
bottom of page