top of page

Skënderbeu në volej meshkuj humbet ndeshjen e parë në shtëpi

  • Sep 16, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu - Vllaznia 1-3

(18-25, 20-25, 25-19, 23-25)


Ndryshe nga vajzat e volejbolli ekipi i meshkujve ka humbur sot ndeshjen premierë të sezonit të ri.

Mes disa largimeve të rëndësishme në skuadër, djemtë e Skënderbeut duket se e kanë të vështirë në këtë sezon, teksa qysh në start në shtëpi kanë humbur me rezultatin 1-3.

Dy setet e para vendait janë përpjekur të rivalizojnë, por jo në pikët e fundit, teksa 18-25, 20-25 kanë qenë përfunduar dy setet e para.

Në setin e tretë Skënderbeu kujtohet dhe luan mirë, ndërkohë që do ta fitonte këtë set 2-1. U duk se do të vinte kthesa e djemve vendas, por pavarësisht se pati rivalitet deri në pikën e 23, ky set do të mbyllej 23-25 dhe krejt ndeshja 1-3 për shkodranët.

Kjo humbje tregon qartë se Skënderbeu do të ketë probleme në këtë sezon të ri që startoi sot dhe nisi me humbje për korçarët e rrjetës.




 
 
bottom of page