top of page

SKËNDERBEU nën "komandën" e Gentian Liços!

  • Dec 27, 2023
  • 1 min read

Skuadra korçare ka filluar procesin stërvitor edhe në këto ditë mes festave, ku para është ndërimi i viteve dhe natyrisht që është natë që festohet.

Korçarët do të jenë në stërvitje deri më datën 30 dhjetor më pas do të kenë dy ditë pushim dhe fillojnë stërvitjet më pas në kuadër të përgatitjeve. Por deri më datën 2 janar ekipi do të jetë nën “komandën “ e zv/trajnerit Gentian Liço.

Kjo për faktin se trajneri Ivan Gvozdenoviç është me familjen në Itali dhe kështu që do të mbërrijë në datën 2 janar. Gjithsesi, Liço me Hajdinin dhe Llapanjin do të vazhdojnë me atë rritëm që është planifikuar.





 
 
bottom of page