SKËNDERBEU nënvleftëson Teutën, mendon superligën ndaj Tiranës!
- Jan 23, 2024
- 1 min read
Tashmë është bërë publik lajmi se më shumë se ndeshjen e nesërme ndaj Teutës për 1/8 e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu është duke menduar për Tiranën në kampionat.
Në fakt, me të drejtë bardhekuqtë nuk është se kanë shumë synime për Kupë, pasi nëse edhe kualifikohen sërish do të luajnë disa ndeshje të tjera për të shkruar deri në finale. Kjo nuk u intereson, sepse kampionati është shumë herë më i rëndësishëm.
Me shumë gjasa portali “Korça Boom” ka bërë të ditur qysh ditën e djeshme se ndeshja e nesërme në “Niko Dovana” ndaj Teutës, do të jetë për Skënderbeun me një formacion me shumë pak titullarë, teksa Ramos dhe Rabiu dy të skualifikuarit për kampionat do të jenë titullarët e vetëm në fushë.
Nga ana tjetër edhe seancat stërvitore kanë në fokus të dielën, pasi atë ditë luhet edhe përballja e javës së 21-të në superligë Tirana-Skënderbeu.
Kjo do të thotë se për nesër Skënderbeu nuk e ka aspak mendjen te Kupa dhe duhet të presim të dielën për të parë Skënderbeun e plotë në fushë.
















