top of page

Skënderbeu po rritet nga java në javë edhe në drejtim…

  • Feb 26, 2024
  • 1 min read

Në javët e para të këtij sezoni kemi thënë dhe pranuar të gjithë që është një ekip i ri. Nuk ka përvojën e duhur dhe natyrisht do të luante edhe me oshilacione.

Por tani që po i drejtohemi fundit të fazës së tretë duket qartë se ekipi ka fituar pjekuri dhe pëvojë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Gvozdenoviç: "Mund të them se suksesi i fitores ishte pjesë edhe e faktit se ekipi ka fituar tani një pjekuri në lojë dhe në mbrojtje të rezultatit.”

Kjo është parë në këto ndeshjet e fundit ku nuk ka munguar si loja ashtu edhe pikët, ç'ka tregon se faza e katërt do të jetë edhe më e qëndrueshme për këtë ekip.





 
 
bottom of page