top of page

Skënderbeu / Sebastine-Fleçer, ose golat nga Nigeria dhe Xhamajka

  • Aug 31, 2023
  • 1 min read

Skëndebreu ka mbyllur merkaton verore me 13-të blerje, gjë të cilën “Korça Boom” e ka zbuluar që ditën e djeshme madje edhe me blerjen e fundit të kësaj merkatoje.

Tashmë që pritet të mbërrijë edhe Uçe Sebastine, afrimi i limitit të fundit në merkato, mund të themi që Skënderbeu e ka mbyllur edhe vijën e parë të sulmit. Duke parë formën e xhamajkanit Fleçer që po rritet nga dita në ditë dhe afrimin e Sebastine që do të mbërrijë së shpejti te Skënderbeu, mund të themi që shumë shpejt drejtuesit presin që të shohin në sulm këtë dyshe.

Sebastine-Fleçer pritet që të jetë dyshja e golave te Skënderbeu, menjëherë sapo të dy të jenë gati dhe në këtë mënyrë Skënderbeu pret gola nga Nigeria dhe Xhamjka.

Njëri është 23 vjeç dhe tjetri është 24 vjeç dhe tashmë presim që shumë shpejt t'i shikojmë në fushën e blertë.

Skënderheu është projektuar këtë vit krejt ndryshe dhe sulm kaq ''të huaj'' asnjëherë më parë nuk ka pasur, por le të presim dhe të shohim çfarë do të na dhurojë në të ardhmen kjo dyshe sulmuese.

Duke zbuluar13 blerjet verore po ju vemë në dispozicion edhe moshën për gjithësecilin dhe këtë gjëb e bën vetëm portal ynë, “Korça Boom”…


Futbollistët dhe mosha e blerjeve te verës për Skënderbeun

Marko Alia 23-vjeç

Klevis Shaqe 23-vjeç

Andrea Gerco 23-vjeç

Juri Merlim 24-vjeç

Mario Rabiu 23-vjeç

Ermir Rashica 19-vjeç

Marko Santos 24-vjeç

Muharem Suhejl 21-vjeç

Zhordan leçer 24-vjeç

Kosta Vangjeli 23-vjeç

Dejvid Janaqi 20-vjeç

Djantu Çabutang 21-vjeç

Uche Sebastine 23-vjeç



 
 
bottom of page