SKËNDERBEU / Sot dhe nesër dy seancat e fundit në orën…
- Sep 29, 2023
- 1 min read
Skënderbeu do të mbyllë përgatitjet anti-Partizani me dy stërvitjet e fundit. Sot do të jetë stërvitja e vetme me ngarkesë në këto përgatitje, për shkak se koha e përgatitjeve është e shkurtër.
Sipas programit stërvitor stërvitja e sotme do të startojë në orën 16:00, orar që do të luhet edhe ndeshja e së dielës dhe kjo është një praktikë që është ndjekur që në fillim të kampionatit.
Pas kësaj stërvitjeje me ngarkesë bardhekuqtë do ta mbyllin nesër me një seancë më të lehtë edhe kjo po në orën 16:00.
Pra, vetëm 3 stërvitje për ndeshjen ndaj Partizanit. Pas fitores së fundit, edhe në stërvitje duket qartë optimizmi që edhe ndaj Partizanit ekipi ka mundësi që t’ia dalë.
Edhe pse është një ndeshje jo e lehtë, si çdo ndeshje e kësaj superlige, Skënderbeu ka avantazhin që luan në shtëpi dhe ka mbështetjen e zjarrtë të tifozërisë së vet.
















