top of page

SKËNDERBEU sot dita e fitores/ Forca “Ujqër”!

  • Sep 21, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/fotoja-1.jpg

Sot në orën 17:00 të gjitha rrugët në qytetin juglindor të çojnë në stadiumin “Skënderbeu”, teksa Skënderbeu luan ndeshjen më të rëndësishme në këto 6 javë të para. Kjo pasi bardhekuqtë do të luajnë për tre pikë, si alternativë e vetme, pas 1 fitoreje, 1 barazimi dhe 3 humbjeve.

Përballë është Laçi, skuadër që në fakt edhe ajo nga ana e vet do të kërkojë trepikëshin e parë, por që kurbinasit e dinë fort mirë që sot nuk e kanë të lehtë.

Skënderbeu i mbushur tashmë me lojtarë, pritet që sot ta kalojë edhe gjendjen psikologjike që nuk është e duhura, por që drejtuesit janë përpjekur të ngrenë moralin e lojtarëve gjatë këtyre ditëve.

Forma e të gjithë futbollistëve është e duhura e tashmë pritet që ngërçi i rezultateve pozitive të kapërcehet ditën e sotme me një fitore të mundshme të Skënderbeut.

Pritet që sot të mos mungojë as përkrahja e tifozëve në shkallët e stadiumit, që sigurisht janë lojtari i 12-të.

Nga ana tjetër edhe vetë lojtarët jashtë deklaratave për mediat theksojnë se erdhi momenti i kthesës dhe sot në orën 17:00 Skënderbeu ka vetëm një rrugë, fitoren.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page