top of page

SKËNDERBEU sot largohet nga Korça! Lexoni!

  • Jan 22, 2024
  • 1 min read

Ditën e sotme korçarët janë gati për t'u larguar nga Korça. Ky është edhe plani i miratuar nga drejtuesit e klubit. Ekipi do të luajë të mërkurën për Kupën e Shqipërisë, por më shumë mendohet për kampionatin.

Sot bardhekuqtë pritet do të zhvillojnë një seancë paradite dhe kjo seancë me shumë mundësi do të zhvillohet në sallën e forcës.

Të shtunën që kaloi Skënderbeu zhvilloi stërvitje në pallatin e sportit, ndërkohë që dje në palestër.

Po në palestër pritet të zhvillohet edhe stërvitja e sotme e paradites dhe pas mesdite autobusi i Skënderbeut do të lërë qytetin për të udhëtuar drejt Durrësit.

Sigurisht që të mërkurën është ndeshja e Kupës, por edhe pas asaj ndeshjeje skuadra do të qëndrojë po në bregdet, atje ku do të përgatitë edhe dy transfertat e tjera për superligën shqiptare ndaj Tiranës dhe Teutës.



 
 
bottom of page