SKËNDERBEU sot me skemën 4-1-4-1 ndaj Erzenit. Lexoni!
- Feb 17, 2024
- 1 min read
Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç thuajse e ka vendosur se me çfarë skeme do të luajë sot ndaj Erzenit, por sigurisht që emrat e lojtarëve që do të hedhë në fushë po i mban sekret për shkak se, si përpara çdo ndeshjeje do që t'i bëjë publikë disa orë përpara fillimit të takimit.
Gjasat janë të mëdha që sot të luhet ndaj Erzenit me një skemë jo mbrojtëse, ndërkohë që rreshtimi në fushë pritet të jetë me 4-1-4-1. Kjo do të thotë se mesi i fushës do të ndryshojë në momente dhe situata të ndryshme gjatë ndeshjes.
Themi këtë, pasi kur ta ketë Skënderbeu topin do ts shikojmë të rreshtuar me 4-3-3 dhe kur ta ketë topin ekipi shijakas, atëherë dy sulmuesit e krahëve do të kthehen në ndihmë të mbrojtjes, për të kaluar me skemën 4-1-4-1.
Kjo skemë është përdorur shpesh me Franklin në majë të sulmit dhe pritet që këtë Skënderbe të shohim edhe ditën e sotme.
Gjithsesi mbeten akoma orë për të mësuar përfundimisht dhe zyrtarisht rreshtimin e Skënderbeut.
















