Skënderbeu / Sot stërvitje në orën e ndeshjes nesër nisja…!
- Sep 17, 2023
- 1 min read
Skuadra korçare është në përgatitjet e fundit të veta për ndeshjen e së martës në Durrës, ndërkohë që sot dhe nesër janë dy ditët e fundit të përgatitjeve.
Sipas programit stërvitor, ditën e sotme trajneri Ivan Gvozdenoviç, ka planifikuar orën 15:00, orë e papërshtatshme për stërvitje, por që përkon me orarin që do të luhet edhe sfida e javës së 4-t ditën e martë.
Sot është seanca e parafundit, pasi ditën e nesërme skuadra do të zhvillojë edhe një seancë tjetër të fundit. Stërvitja e nesërme do të jetë më shumë shkrythëse.
Më pas, nesër rreth mesditës Skënderbeu do të largohet nga qyteti juglindor, ndërkohë që ende nuk është zyrtarizuar se ku do të akomodohet, gjë e cila do të mësohet ditën e sotme në orët e pasdites.
Me pak fjalë, Skënderbeu është në përgatitjet e fundit për ndeshjen ndaj Teutës dhe duket se optimizmi është prezent te të gjithë futbollistët.
















