top of page

Skënderbeu sot stërvitjen e fundit në Korçë. Ja kur largohen bardhekuqtë

  • May 2, 2024
  • 1 min read

Sipas planit të përcaktuar nga trajneri Ivan Gvozdenoviç korçarët do të zhvillojnë sot edhe stërvitjen e fundit të javës dhe ditën e premte do të nisen në drejtim të Durrësit, ku do të akomodohen para ndeshjes me Partizanin.

Në Durrës do të zhvillojnë një stërvitje pasditen e së premtes dhe ku do të vendoset përfundimisht mbi mënyrën sesi do të luajnë korçarët dhe njëkohësisht Gvozdenoviç do të bëjë edhe me dije formacionin për ditën e shtunë.

Duke qenë se nuk ka mungesa, trajneri do ta ketë shumë herë më të lehtë të ndërtojë një formacion me futbollistë që janë më në formë dhe nga ana tjetër do të ketë edhe një stol të fortë.  




 
 
bottom of page