top of page

Skënderbeu superior ndaj Partizanit këtë sezon/ 7 pikë për Skënderbeun, vetëm 1 Partizani

  • May 1, 2024
  • 1 min read

Skënderbeu këtë sezon duket se e ka pasur të lehtë përballë Partizanit, teksa në tri ndeshje të luajtura në tri fazat e para, ka arritur t'i marrë 7 pikë, kundrejt vetëm një pike të vetme të të kuqve.

Në dy ndeshjet që Skënderbeu ka luajtur në shtëpi e ka mundur 1-0 dhe ka arritur t'i marrë pikët e plota. I vetmi barazim këtë sezon është në kryeqytet në fazën e dytë, ku Partizani dhe Skënderbeu u ndanë në 1-1.

Dy fitoret e arritura të Skënderbeut në fushën e vet kanë ardhur nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që me 7 pikë këtë sezon Skënderbeu ndaj 1 të të kuqve, tregon se bardhekuqve u ka ecur ndaj të kuqve.

Të shohim të shtunën në ndeshjen e fundit të fazës së katërt, por Skënderbeu do të guxojë edhe në këtë ndeshje të fundit. Pasi ka arritur objektivin e parë, bardhekuqtë pse jo të mos kërkojnë edhe objektivin madhor, atë të katërshes.

Më poshtë sjellim tri fazat e para, rezultatet dhe golashënuesit:


FAZA E PARË

Skënderbeu-Partizani 1-0

Shënues: Rashica 83’ (11-m)


FAZA E DYTË

Partizani-Skënderbeu 1-1

Shënues: Mba 47’ / Merlim 43’


FAZA E TRETË

Skënderbeu-Partizani 1-0

Shënues: Liço 83’ (11-m)




 
 
bottom of page