top of page

SKËNDERBEU surprizë nesër me mesin e fushës / Mësoni emrat që do të zbresin nesër nga starti ndaj Tiranës

  • Jan 27, 2024
  • 1 min read

Për shkak edhe të mungesave trajneri Ivan Gvozdenoviç duket se ka ndërtuar një mesfushë ndryshe për këtë ndeshje të radhës me Tiranën. Kështu mungesa e Rabiut dhe e Pecanit, i cili nuk luan për shkak demtimi ka bërë të kompozohet një treshe tjetër.

Kështu Dean Liço është i padiskutueshmi, krahas tij do të luajnë Randi dhe supriza është aktivizimi si titullar i Janaqit. Duket se Merlim nuk ka bindur si duhet dhe shikohet si alternativë zëvendësuese në fushën e lojës.

Me Randin dhe Janaqin duket se rikthehet një agresivitet për topin e parë dhe Liço është në ndërtim. Kjo alternativë prevalon tek trajneri dhe me shumë mundësi kjo do të jetë vendosja.



 
 
bottom of page