top of page

SKËNDERBEU/ Trajnerët e Akademisë, një Bravo të madhe!

  • Jun 1, 2024
  • 1 min read

Ndërkohë që shpeshherë kemi folur për ekipet e Akademisë së klubit “Skënderbeu”, madje kemi pasqyruar të gjitha aktivitetet sportive të niveleve ku marrin pjesë, pa diskutim që për rezultatet e mira kanë meritë shumë të madhe edhe trajnerët që punojnë në këtë Akademi.

Në fakt ata janë të shumtë dhe punojnë që nga grupmoshat e vogla deri te paratërinjtë dhe të rinjtë.

E kanë pasion futbollin dhe shumë prej tyre kanë mbi supe një karrierë të pasur futbollistike edhe si futbollistë.

Sot po sjellim vetëm disa prej tyre, si për të thënë se të gjithë trajnerët e Akademisë së klubit bardhekuq meritojnë një Bravo të madhe për punën që bëjnë, për të përgatitur futbollistë që nesër do të jenë e ardhmja.

Pavarësisht vështirësive, ata mbeten gjithmonë maja dhe shtylla e kësaj Akademie.

Bravo djema! Faleminderit për punën tuaj!




 
 
bottom of page