top of page

Skënderbeu triumfoi në Laç, por moviola tregon që mungonte një penallti!

Apr 7, 2025
1 min read

Skënderbeu e mbylli me sukses ndeshjen e javës së 33-të në Laç me fitoren 2-1, ndërkohë që kjo ndeshje ka përfunduar, mund të themi se ka rast për moviolë vetëm një moment i diskutueshëm pretendimi për penallti nga ana e Skënderbeut.


Kryesori Grimci nuk e ka parë ndëhyrjen ndaj Ardit Nikaj, që në fakt ishte penallti e pastër, por që nuk e dha.



Një pretendim i korçarëve për penallti ku Nikaj rrëzohet në zonë. Nga pamjet shihet që ka një ndërhyrje ndaj sulmuesit të korçarëve, por gjyqtari i takimit e ka parë të arsyeshme që loja të vijojë.


Ky moment i ndodhur në minutën e 17-ë është tepër i diskutueshëm. 


Në rast se ndeshja do të kishte një përfundim ndryshe sigurisht që do të ndihej shumë kjo penallti e padhënë në favor të Skënderbeut, por që tashmë çdo gjë ka përfunduar, ky 11-metërsh i padhënë e rëndësishme është që nuk ndikoi në rezultat.



 “KORÇA BOOM”




 
 
bottom of page