Skënderbeu U-13 goleadë ndaj Apolonisë, i afrohet në renditje
- Mar 31, 2024
- 1 min read
U-13 Skënderbeu – U-13 Pepa 4-1
Shënues: Osmani 15’, Kupe 41’, Mindili 51’, 60’ / Cura 53’
Skënderbeu i Akademisë për U-13 ka fituar pa probleme ditën e sotme ndaj Apolonisë, madje me goleadë, duke i shënuar katër gola dhe ka pësuar vetëm një të tillë.
Djemtë 13-vjeçarë nuk e vunë në asnjë moment në dyshim këtë fitore, teksa Kupe, Osmani dhe një dygolësh i Mindilit ishin katër golat e Skënderbeut, ndërkohë që miqtë vetëm sa kanë shënuar golin që kishte vlerë vetëm për statistikë.
Me këtë fitore Skënderbeu U-13 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të i është afruar 3 pikë Apolonisë.
Skënderbeu në kuotën e 27 pikëve mban vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit, ndërkohë që pranë ka Vllazninë dhe Apoloninë.

















