Skënderbeu U-15 luan super, por fatkeqësisht humbet ndaj të kuqve. LEXONI!
- Oct 14, 2023
- 1 min read
Skënderbeu-Partizani 2-4
Shënues: Shameti 39’, Fiqi 60’ / Hitaj 5’, Gjoka 48’, 56’, Himallari 70’
Skënderbeu për U-15 ka luajtur sot pasdite ndeshjen e vet në shtëpi ndaj Partizanit, ku edhe pse ka humbur me shifrat 2-4, ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë dhe “mëkat” që në fund pësoi disfatë.
Themi “mëkat” që humbi, sepse korçarët kanë zhvilluar një ndeshje vërtet të bukur me dy tranversa, dy gola dhe me një lojë vërtet të bukur.
Të parët që shënuan ishin miqtë që në minutën e 5-të të takimit. Me avantazhin e miqve mbyllet pjesa e parë prej 35 minutash, ndërkohë që në 39-ën do të barazonin djemtë e trajnerit Ligoraq Tiko.
Pas kësaj minute vijnë dy tranversa për Skënderbeun dhe raste pafund, por nuk shënojnë, ndërkohë që miqtë me një kundërzbritje do të shënonin edhe të dytin. Pas këtij goli vendasit hidhen sërish në sulm, por miqtë me një kundërsulm shënojnë gol, duke çuar shifrat në 1-3.
Do të vinte shpejt goli i Fiqit në minutën e 60-të dhe 2-3. Gjithë Skënderbeu hidhet në sulm, por është i pafat. Në minutën e fundit të ndeshjes, teksa gjithë vendasit janë në sulm, miqtë shënojnë edhe të katërtin dhe krejt takimi mbyllet 2-4.
Një fitore vërtet e pamerituar për miqtë, sepse Skënderbeu për nga loja që dha në fushë ishte super, por që në fund të fundit doli humbës në këtë takim ndaj të kuqve.
















