top of page

SKËNDERBEU U-17 bie në Korçë, e mund Partizani/ Lamtumirë titullit

  • Apr 22, 2024
  • 1 min read

U-17 Skënderbeu - U17- Partizani 0-2

Shënues: Bali 53’, Shaba 89’

 

Skënderbeu largohet nga objektivi i titullit kampion këtë sezon dhe thuajse ja fal Partizanit, pasi në ndeshjen e ditës së djeshme kishte mundësi ti afroheshe me një pikë Partizanit nëse e mposhtte, por ishin të kuqtë që fituan në qytetin juglindor 0-2 dhe çështja e titullit kampion thuajse është e mbyllur tashmë, ndërkohë që Skënderbeu duhet të kënaqet me nënkampionen e superligës U-17.

Ndeshja e djeshme ishte e luftuar dhe e bukur, teksa ishin korçarët që patën disa raste shënimi, ndërkohë që pjesa e parë mbyllet me shifrat e bardha 0-0.

Në të dytën janë miqtë që shfrytëzojnë mundësinë e mirë në minutën e 53-të dhe shënojnë me anë të Bali. Pas këtij momenti Skënderbeu hidhet i gjithi në sulm, por pa arritur të barazojë.

Atë që se bën Skënderbeu e bën Partizani që mbyll ndeshjen një minutë nga fundi ,teksa shënon edhe golin e dytë me anë të Shaba dhe merr një fitore shumë të rëndësishme.

Pas kësaj jave, Partizani ndodhet në krye me 33 pikë dhe është thuajse skuadra kampione, ndërkohë që Skënderbeu U-17 duhet të kënaqet me vendin e dytë, nënkampionen e kësaj superlige.

Më poshtë sjellim edhe tabelën e renditjes:




 
 
bottom of page