top of page

Skënderbeu U-19 bie në Tiranë. Renditet në vendin e dytë pas Bylisit

  • May 13, 2024
  • 1 min read

Skënderbeu për të rinj nuk ia ka dalë në ndeshjen e djeshme në kryeqytet ndaj Partizanit dhe thuajse i ka thënë lamtumirë titullit kampion.

Në qytetin juglindor shpresonin shumë që Skënderbeu do të shpallej kampion dhe do të merrte pjesë në Champions League, por ëndrra nuk u bë realitet.

Ditën e djeshme Skënderbeu për të rinj u mund me rezultatin e thellë 4-0 në kryeqytet nga Partizani dhe me këtë humbje tashmë u largua 3 pikë nga kreu që mbahet nga Bylisi.

Skënderbeu kishte mundësi të dilte edhe kampion këtë sezon, por barazimi në shtëpi dy javë më parë ndaj Bylisit 2-2 bëri që Skënderbeu të dorëzohej dhe i iku shansi nga duart.

Më poshtë sjellim edhe renditjen, ku duket se Skënderbeu këtë sezon do të kënaqet me titullin nënkampion.

Gjithsesi, një paraqitje e shkëlqyer e të rinjve të Skënderbeut këtë sezon dhe ne u urojmë suksese.






 
 
bottom of page