Skënderbeu u 19 bie në tiranë renditet në vendin e dytë pas bylisit
- Jul 16, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_1443361ce73c4670bc33ee2cf87ac945mv2-1.jpg Skënderbeu për të rinj nuk ia ka dalë në ndeshjen e djeshme në kryeqytet ndaj Partizanit dhe thuajse i ka thënë lamtumirë titullit kampion.Në qytetin juglindor shpresonin shumë që Skënderbeu do të shpallej kampion dhe do të merrte pjesë në Champions League, por ëndrra nuk u bë realitet.Ditën e djeshme Skënderbeu për të rinj u mund me rezultatin e thellë 4-0 në kryeqytet nga Partizani dhe me këtë humbje tashmë u largua 3 pikë nga kreu që mbahet nga Bylisi.Skënderbeu kishte mundësi të dilte edhe kampion këtë sezon, por barazimi në shtëpi dy javë më parë ndaj Bylisit 2-2 bëri që Skënderbeu të dorëzohej dhe i iku shansi nga duart.Më poshtë sjellim edhe renditjen, ku duket se Skënderbeu këtë sezon do të kënaqet me titullin nënkampion.Gjithsesi, një paraqitje e shkëlqyer e të rinjve të Skënderbeut këtë sezon dhe ne u urojmë suksese.















