top of page

SKËNDERBEU U-19 me hap kryesuesi/ Fitore me përmbysje ndaj Vllaznisë

  • Apr 20, 2024
  • 1 min read

U-19 Vllaznia – U-19 Skënderbeu 1-2

Shënues: Celepija 34’ / Çiço 59’, Moses 76’

 

Skënderbeu për të rinj ka arritur ditën e sotme një fitore të rëndësishme në Shkodër ndaj Vllaznisë vendase, teksa ka fituar 1-2 me përmbysje.

I duhej fitorja bardhekuqve dhe e kanë arritur atë edhe pse pjesa e parë në Shkodër ishte 1-0 për Vllaznisë. Në pjesën e dytë ishin korçarët që nuk kanë faluar, teksa kanë barazuar rezultatin në minutën e 59-të me anë të Çiço, ndërkohë që e kanë kërkuar edhe golin e fitores.

Goli trepikësh do të vinte në minutën e 76-të, teksa Moses shënon dhe i jep Skënderbeut tri pikë shumë të rëndësishme.

Pas javës së 22-të Bylis dhe Skënderbeu janë dy ekipet që ndodhen në krye të tabelës së klasifikimit me pikë të barabarta 28 dhe një prej këtyre dy skuadrave duket se do të jetë kampionia e këtij sezoni.

Me poshtë sjellim edhe renditjen e deritanishme.

Suksese Skënderbeut U-19!




 
 
bottom of page