SKËNDERBEU VOLEJ/ FITUESET e Ligës “Gjergj Kastrioti” sa shumë krenare na kanë bërë
- Mar 4, 2024
- 1 min read
Fotoja që sjellim në këto momente është e volejbollisteve të Skënderbeut që kanë qenë të ftuara në një prej emisionet televizive në qytetin juglindor në orët e mbrëmjes, ndërkohë që të tre volejbollistet dhe trajneri i tyre Orlando Koja, kanë qenë të ftuar në Studio Sport në RTSH Korça.
Më e veçanta ka të bëjë me atë se për herë të parë në studio televizive po flitet për volejbollin që në fillim, pasi si zakonisht kryefjala ka qenë futbolli dhe më pas vinin sportet e tjera.
Kapitenia Elena Bego dhe volejbollistet e tjera kanë përfaqësuar gjithë skuadrën e Skënderbeut pas suksesit të madh që arritën.
Bravo vajza dhe presim tashmë fitimin e Kupës së Shqipërisë dhe më pas titullin kampion.
















