top of page

Sot dita e legjendës Teodor Vaso/ Në Korçë triangolare për nder të mjeshtrit

  • Jun 8, 2024
  • 1 min read

Akoma nuk ka mbushur 3 muaj që nuk është më midis nesh dhe sigurisht që të gjithë e ndiejmë mungesën e Legjendës së futbollit, Teodor Vaso. E ndiejmë pasi mendimet e tij, prania e tij dhe emri i tij ishte nder për këtë qytet që krenohej sepse kishim një figurë kaq të madhe.

Një ndeshje futbolli në nderim të kësaj figure të shquar është gjëja më e mirë për ta kujtuar dhe sjellë Teodor Vason në mënyrën më të mirë.

Themi këtë pasi sot në orën 17:00 do të zhvillohet triangolarja me futbollistë veteranë.

Skënderbeu, Apolonia dhe Flamurtari i famshëm do të përballen në stadiumin “Skënderbeu” dhe kjo është një nismë që vërtet meriton fjalët më të mira.

Mësohet se do të jetë Vasil Ruci dhe shumë emra të tjerë të mëdhenj që do të zbarkojnë në qytetin juglindor në nder të profesor Teodos Vasos.

Vërtet një Bravo e madhe dhe meriton vërtet respekt të madh Vaso për të gjithë atë kënaqësi që na ka dhënë në fushë.




 
 
bottom of page