top of page

SOT DITA E NDESHJES / Forca Skënderbe! Në Durrës korçarët luajnë për pikë!

  • Feb 3, 2024
  • 1 min read

Sot starton java e 22-të e superligës me 3 ndeshjet e para të kësaj jave, ndërkohë që Teuta-Skënderbeu është çifiti që ka interes të madh në qytetin juglindor.

Në orën 16:00 të ditës së sotme korçarët do të luajnë në “Niko Dovana” dhe do të kërkojnë të mos dalin pa pikë nga kjo transfertë që vjen menjëherë pas atij trepikëshi të madh që Skënderbeu mori ndaj Tiranës.

A do të përsëritet sot e njëjta gjë edhe në Durrës?

A ka forcë Skënderbeu të bëjë “Ujkun” edhe në këtë 90 minutësh?

Kjo mbetet për t'u parë, por që Skënderbeu në rast se edhe sot bën të njëjtën gjë, atëherë do të jetë si “qershia mbi tortë”.

Sot ndeshjet e javës së 22 fillojnë në orën 13:30 me përballjen Kukësi-Tirana, ndërkohë që në orën 16:00 luhen dy ndeshje, Teuta-Skënderbeu dhe Partizani-Egnatia.

Për të vijuar më pas nesër me dy ndeshjet e fundit, të dyja në mesditë, ku Erzeni pret Dinamon dhe Laçi pret Vllazninë.

Më poshtë sjellim ndeshjet e kësaj jave të 22-të dhe oraret përkatëse:

 

Superliga java e 22-të

03.02.2024 (SOT)

Ora 13:30 Kukësi-Tirana

Ora 16:00 Partizani-Egnatia

Ora 16:00 Teuta-Skënderbeu

 

04.02.2024 (NESËR)

Ora 13:30 Erzeni-Dinamo

Ora 13:30 Laçi-Vllaznia



 
 
bottom of page