top of page

Sot dita e Skënderbeut, luhet në Shkodër dhe Rrogozhinë!

  • Mar 15, 2025
  • 1 min read

Superiorja ditën e sotme do të luajë 2 ndeshje mjaft interesante dhe të luftuara. Takime këto që janë të vlefshme për javën e 30-të të kampionatit, të cilët do të luhen paralelisht në orën 18:00.

Kështu në “Egnatia Arena” do të sfidohen mes tyre Egnatia dhe Tirana. Një përballje mjaft delikate për bardheblutë, të cilët ndaj kampionëve synojnë vetëm 3 pikët. Ndërkohë nga krahu tjetër ekipi i Edlir Tetovës nuk dëshiron të vë në rrezik për asnjë moment vendin e parë, ndaj dhe 3 pikët janë mëse të detyrueshme.

Ndërkohë paralelisht do të luhet edhe në Shkodër. Në “Loro Boriçi” do të përplasin “brirët” mes tyre Vllaznia dhe Skënderbeu. Një tjetër duel shumë i rëndësishëm dhe vendimtar për fatet e korçarëve, të cilët ndodhen në vendin e fundit në klasifikim dhe 3 pikët i kanë mëse “jetike”. Ndërkohë Vllaznia shpreson te një hap fals i rivalëve për të marrë vendin e parë në klasifikim.

JAVA 30 / KALENDARI

E shtunë, 15.03.2025

Vllaznia – Skënderbeu ora 18:00

Egnatia – Tirana ora 18:00

E diel, 16.03.2025

Bylis – Laçi ora 15:00

Partizani – Teuta ora 18:00

Elbasani – Dinamo ora 18:00

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page