SOT ora 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”/ Nuk luhet vetëm në fushë, por edhe…
- Feb 25, 2024
- 1 min read
Skënderbeu dhe Partizani do të zbresin në fushë atje ku do të matin forcën e tyre, por në këtë ndeshje si në asnjë tjetër do të luajnë fort edhe ata që u themi lojtari i 12-të.
Janë tifozët në shkallët e stadiumit dhe historikisht mes këtyre dy tifozërive ka rivalitet. Por me Partizanin të paktën këto vitet e fundit ka një “përplasje" në largësi mes “Ujqërve të Dëborës” dhe “Guerrilasve”.
Në Korçë kryefjalë është “Po Vjen Partizani”, madje tifozët korçarë edhe nëpërmjet rrjeteve socile po bëjnë thirrje që tifozët të jenë në stadium në mbështetje të ekipit.
Natyrisht luhet në fushë, por duket se edhe shkallët do të krijonë një dekor që do t'i japë edhe më shumë bukuri këtij takimi.
Urojmë dhe shpresojmë që gjithçka të jetë brenda normave dhe rregullave sportive.
















