SOT ORA 18:00 në "Personazh në Fokus" At Spiro Katundi
- Feb 19, 2024
- 1 min read
Qendra për Hapje dhe Dialog COD në Korçë sjell në "Personazh në Fokus" At Spiro Katundi, prifti ortodoks me një karrierë të gjerë letraro-artistike.
At Spiro njihet për krijimtarinë e tij reale dhe të prekshme për artdashësit në vazhdimësi dhe kohë. Vlerësimet ndër vite kanë shpërblyer punën e parreshtur të krijimtarisë së tij, që nuk mungon në muzikë, botime e dramaturgji, pa lënë mënjanë angazhimin e tij si ikonom në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës.
Datë 19 shkurt
Ora 18:00
Biblioteka “Thimi Mitko”, Korçë.


















