Specialistët të ndarë tek goli i anuluar i Skënderbeut!
- Mar 12, 2024
- 1 min read
Ka pasur një diskutim të gjatë ai gol që shënuan korçarët, por gjyqtari Kreshnik Cjapi e ka anuluar për prekje të topit me dorë.
Të shumta kanë qenë komentet, por edhe analizat e specialistëve. Të ndarë kanë qenë në dy grupe, ku ka pasur prej tyre që kanë deklaruar se ishte një prekje me dorë dhe gjyqatri kishte të drejtë. Por ka edhe një mendim tjetër ku thuhet se dora ishte ngjitur me trupin, nuk kishte hapje të saj dhe ishte shumë dinamike gjithçka.
Pra, dora në këtë rast nuk ka luajtur rol, topi është përplasur në dorë dhe si një pjesë e trupit e pandarë nuk kosiderohet faul.
Në fund të gjithë arrijnë tek një pikë që mund të hante diskutim, por që më shumë ishte një gjykim i drejtë i gjyqtarit Cjapi.
















