Stafeta transmetohet / “Ujqërit e Dëborës” një trashëgimi
- Dec 27, 2023
- 1 min read
Kjo foto është fiksuar në ndeshjen e fundit të korçarëve në Korçë kundër Laçit. Është pjesa e stadiumit ku qëndrojnë tifozët “Ujqërit e Dëborës”. Edhe pse temperaturat janë të ulëta këta të rinj janë duke sfiduar edhe të ftohtin.
Dalëngadalë janë ata që do të mbajnë peshën e tifozëve korçarë. Tani bëjnë tifo, por nesër do të bëhet tifo për ta, pasi janë sportistë të vegjël të klubit korçar.
















