Stafi i Universitetit “Fan S. Noli” ka vijuar ndarjen e çmimeve të Olimpiadës “Rroke Shkencën 2024”.
- Jun 4, 2024
- 1 min read
Stafi i Universitetit “Fan S. Noli” ka vijuar ndarjen e çmimeve të Olimpiadës “Rroke Shkencën 2024”.
Ata ishin mes stafit dhe nxënësve të shkollës “Tafil Rexhepi”, Pirg, e cila në këtë edicion V të Olimpiadës fitoi “Çmim Inkurajues”, duke spikatur në mjaft disiplina.
Falënderime për pjesëmarrjen dhe angazhimin maksimal që treguan në këtë olimpiadë, stafi i Universitetit “Fan S. Noli” përcolli edhe për nxënësit e shkollave të mesme “Petro Nini Luarasi”, Ersekë dhe “Nefail Rozani”, Podgorie, që gjithashtu treguan edhe njëherë përgatitje serioze, pasion dhe dëshirë për dijen dhe shkencën.
Stafi organizator i olimpiadës shpreh mirënjohjen për të gjitha shkollat e Qarkut Korçë, të cilat vazhdimisht kanë ofruar bashkëpunimin e tyre dhe janë angazhuar në veprimtaritë që organizon Universiteti ynë.
Urimet më të mira për të gjithë nxënësit pjesëmarrës. Sukse dhe rezultate sa më të larta në të gjitha përfaqësimet e tyre në veprimtari të tjera, ku do të marrin pjesë.
















