STARTON sot java e 20-të / 2 ndeshje luhen sot. Skënderbeu-Dinamo nesër, ora 17:00
- Jan 19, 2024
- 1 min read
DITA E NDESHJEVE / Sot starton java e 20-të. Nesër Skënderbeu pret Dinamon!
Java e 20-të starton sot dhe luhet e ndarë në dy ditë, të premten dhe të shtunën.
Dy ndeshjet e ditës së sotme, pra të kësaj të premteje startojnë që në orën 13:30 me takimin Kukësi-Egnatia, ndërkohë që dita e parë mbyllet me takimin e orës 17:00 Teuta-Tirana.
Dita e shtunë, pra nesër më 20 janar do të jetë edhe dita e ngjeshur, pasi luhen tri takimet e tjera, ditë kur luan edhe Skënderbeu.
Ndeshja hapëse e së shtunës do të jetë ajo e orës 13:30 me ndeshjen Erzeni-Vllaznia, ndërkohë që dy takimet përmbyllëse do të jenë ato të orës 17:00.
Në këtë mënyrë, Partizani do të presë Laçin në kryeqytet, ndërkohë që ndeshja përmbyllëse është ajo që do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” mes bardhekuqve që presin në shtëpi Dinamon.
Më poshtë sjellim ndeshjet, ditët dhe oraret e javës së 20-të:
JAVA e 20-të e superligës
19.01.2024 (SOT)
ORA 13:30 Kukësi-Egnatia
ORA 17:00 Teuta-Tirana
20.01.2024 (NESËR)
ORA 13:30 Erzeni-Vllaznia
ORA 17:00 Partizani-Laçi
ORA 17:00 Skënderbeu-Dinamo
















