top of page

Stërvitja e fundit e Skënderbeut / Ja çfarë ka ndodhur…

  • Sep 10, 2023
  • 1 min read

Seanca e djeshme stërvitore e korçarëve, është mbyllur më një variant taktik për krosimet nga krahët. Kanë qënë Frashëri dhe Zenullari ata që kanë shërbyer për të tjerët.

Kjo është e zakonshme, por ajo që ra në sy ishte fakti se Gvozdenoviç kishte futur edhe garën, se kush do të shënonte nga grupet më shumë gola pas krosimeve. Natyrisht grupi i sulmuesve doli më mirë, ku Fleçer ishte ai që shënonte në çdo top krosimi.

Më pas vinin Liço dhe Rabio një dyshe e mesfushës. Të tretët në garë ngelën mbrojtësit, ku Ramos dhe Prençi bënë gjithçka, por nuk mundën dot të fitonin. Kjo ka ngjallur një ndjenjë emocionuse edhe tek vetë lojtarët.



 
 
bottom of page