top of page

SUNDAY LEAGUE / Luhet java e 3-të, Bulgareci dhe Helzag në Grupin A vazhdojnë kryesimin

  • Oct 24, 2023
  • 1 min read

Janë luajtur dje në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” tri përballjet e javës së tretë të Sunday League për Grupin A.

Nuk ka pasur rezultate surpriza në këtë javë të tretë, teksa dy skuadrat që kryesojnë grupin me pikë të barabarta, KF Bulgareci dhe FC Helzag kanë arritur fitore 1-0.

Edhe pse fitoret e dy skuadrave më të mira deri tani në këtë grup kanë qenë minimale, kanë mjaftuar tripikëshat.

Helzag në këtë mënyrë ka mposhtur Pazarin 1-0 dhe Bulgareci ka mundur Dvoranin po 1-0.

Fitorja tjetër ishte ajo e IRON SHARP 2-1 ndaj Francezëve.

Në mbyllje të javës së tretë kryesojnë Bulgareci dhe Helzag në krye me nga 9 pikë të plota. Sot luhen ndeshjet e javës së tretë për Grupin B të Sunday League me dy sfida interesante.

Rezultatet e ditës së djeshme për Grupin A


Pazari - FC Helzag 0-1

Shënues: Sheremeni 54’

FC Francezët - IRON SHARP 1-2

Shënues: Bregu 7’ / Luibrand 32’, Plepi 78’

FC Dvorani - KF Bulgareci 0-1

Shënues: Ocka 22’



 
 
bottom of page