top of page

SUNDAY LEAGUE: Grupi B gola pafund dhe spektakël, fitojnë Radeneci dhe Kalaja

  • Oct 21, 2023
  • 1 min read

Janë luajtur ditën e djeshme ndeshjet e javës së dytë të Grupit B të Sunday League për zonën e Korçës. Edhe pse janë luajtur vetëm dy ndeshje, në total janë shënuar 13 gola. Pra, gola pafund në këtë javë të dytë, teksa Radeneci ka mundur bindshëm 7-2 Ravonikun dhe Kalaja e Pogradecit ka mposhtur Pirgun 4-0.

Dy ndeshje vërtet të bukura dhe me spektakël brenda, ndërkohë që pas kësaj jave të dytë në Grupin B kryeson Radeneci me 6 pikë, pra dy fitore.

Pas tij vjen KF Kalaja e cila ka 3 pikë, por duhet thënë se ka një ndeshje më pak.

Më poshtë po sjellim në foto ekipin e KF Kalaja që së bashku me Radenecin janë edhe dy skuadrat pretendente për të dalë në vendin e parë në këtë grup. Njëkohësisht sjellim edhe ndeshjet e javës së dytë dhe golashënuesit e kësaj jave.


Dy ndeshjet e djeshme të Grupit B


FC Radeneci - FC Ravoniku 7-2

Shënues: Kote 1’, 14’, 51’, Goskova 6’, 16’, Dudo 23’, Cepunaj 70’ / Dudo 9’ (aut), Frasholli 61’

KF Kalaja - KF Pirgu 4-0

Shënues: Spahollari 4’, Turshinka 6’, Jakupllari 11’, 17’




 
 
bottom of page