SUNDAY LEAGUE / Java: 6 Helzag nuk ndalet në Grupin A e ndjek Bulgareci
- Nov 7, 2023
- 1 min read
Java e 6-të e Sunday League për Grupin A e luajtur dje ka qenë një javë tjetër emocionuese në fushë, me gola dhe ndeshje të bukura, por në renditje mban sërish FC Helzag që edhe dje fitoi 1-0, por që ruan kryesimin me pikë të plota 18, ndërkohë që ndiqet hap pas hapi nga KF Bulgareci, skuadër e cila nga ana e vet edhe dje fitoi.
Bulgareci-Francezët ka qenë një nga takimet që ka prodhuar shumë gola, plot 7, ndërkohë që Xhaka për Bulgaecin ka qenë deçiziv me 3 golat e shënuar, teksa në fund rezultati ka qenë 4-3 me një lojë mjaft të bukur në fushë.
Në ndeshjen tjetër Dvorani ka fituar 2-1 me Pazari edhe kjo një ndeshje vërtet e bukur. Xite me dygolëshin e shënuar ka qenë vendimtar.
Ndeshja tjetër mes Helzag dhe IRON SHARP ka qenë vërtet e fortë dhe ka vendosur një gol i Lipo në minutën e 64-ër që i ka dhënë një fitore të rëndësishme Helzagut.
Rezultatet e javës së 6-të:
KF Bulgareci - FC Francezët 4-3
Shënues: Xhaka 4’, 10’, 79’, Ocka 74’ / Cenolli 18’, Gega 25’, Nurçelli 59’
FC Dvorani - Pazari 2-1
Shënues: Xite 13’, 29’ / Rushiti 28’
IRON SHARP - FC Helzag 0-1
Shënues: Lipo 64’
















