top of page

SUNDAY LEAGUE / Luhet java e 3 për Grupin B, kryeson KF Kalaja me pikë të plota

  • Oct 28, 2023
  • 1 min read

Mbrëmjen e djeshme në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” janë luajtur dy ndeshjet e Grupit B të Zonës së Korçës për Sunday League.

Të dy takimet kanë qenë interesante dhe të bukura, teksa në të parën KF Pirgu fiton bindshëm ndaj Ravonikut duke shënuar 4 gola dhe pësuar vetëm 1.

Shumë e luftuar ishte ndeshja e mbëmjes vonë, teksa KF Kalaja nga Pogradeci u përball me EUROMARKET. Në këtë takim ka vendosur vetëm një gol i minutës së 57-të me anë të Hamolli që i dha fitore të rëndësishme skuadrës që tashmë kryeson grupin.

Në këtë mënyrë, pas 3 javëve të para në Grupin B me 5 skuadra bie në sy kryesimi i KF Kalaja skuadër e cila njeh vetëm fitore. Në 3 ndeshje kanë 9 pikë të plota, duke u ndjekur nga Radeneci me 7 pikë dhe të tjerat më poshtë.


Java e 3 Sunday League Grupi B


KF Pirgu - FC Ravoniku 4-1

Shënues: Xhaollari 28’, 54’, Zaçellari 60’, Fasho 68’ / Bejkolli 15’


KF Kalaja - EUROMARKET 1-0

Shënues: Hamolli 57’




 
 
bottom of page