Super Ballkani, super Ilir Daja, mposht Dinamon e Zagrebit…Festë e “çmendur” në Kosovë…
- Oct 5, 2023
- 1 min read
Sapo ka përfunduar përballja mes Ballkanit dhe Dinamos së Zagrebit e vlefshme për javën e dytë të përballjeve në Grupet e Konferenca League.
Ballkani i Ilir Dajës merr fitoren e madhe ndaj gjigandit kroat me rezultatin 2-0 dhe duket se Ilir Daja ia ka marrë dorën Dinamos së Zagrebit, teksa edhe nën drejtimin e Skënderbeut arriti që të kualifikohej në fazën e grupeve, po me Dinamon e Zagrebit.
Sot ka festë në Kosovë. Ballkani arriti fitoren e parë në grupet e Konferencë League, ndërkohë që golat u shënuan nga Kryeziu në minutën e 44-ër të pjesës së parë dhe në pjesën e dytë në minutën e 83-të ishte Hamidi që vulosi këtë fitore kaq të madhe.
Kjo ishte ndeshja e dytë në grupe për Ballkanin, teksa takimin e parë e humbën ndaj Plzen me rezultatin e ngushtë 1-0.
Me këtë fitore Ballkani ngjitet në vendin e dytë me 3 pikë dhe në ndeshjen e radhës do të presë Astanën, po në Kosovë.
Urime dhe suksese Ballkani!
Urime edhe 3 ish-futbollistëve të Skënderbeut, Enea Koliçi, Bajram Jashanica dhe Nazmi Gripshi.
Urime Ilir Daja! Nderuat mbarë shqiptarët anembanë botës.

















