SUPER Elvis Prençi, siguria e mbrojtjes korçare…
- Oct 3, 2023
- 1 min read
Në të gjitha ndeshjet e deritanishme, nëse do të shikojmë me vëmendje, Skënderbeu ka në qendër të mbrojtjes një lojtar si Elvis Prençi.
Futbollisti fjalëpak, padyshim që është siguria më e madhe e këtij reparti dhe nga këmbët e tij fillojnë të gjitha aksionet e Skënderbeut.
Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit edhe pse ndihmohej herë pas herë nga krahët, Prençi ka treguar se është një siguri vërtet e madhe.
Nuk diskutohet më formacioni për këtë lojtar, por nga ndeshja në ndeshje edhe vetë stafit teknik po i jep një siguri dhe me lojën e saktë dhe padyshim që meriton fjalët më të mira.
Skënderbe me emra të rinj, që janë pa shumë bujë, por që po shikojmë vërtet një Skënderbe të madh.
Urime Prençit për të gjitha paraqitjet e shkëlqyera që ka bërë deri tani!
















