top of page

SUPER FOTO / Njihuni me emrat e Skënderbeut për të rinj, nënkampion të sezonit 1976-1977. Na i sjell Teodor Vaso!

  • Jan 28, 2024
  • 1 min read

Nëse ka një ekip bardhekuq që kujtohet me shumë mall dhe dashuri për atë që na ka dhënë, ka qenë padyshim Skënderbeu i sezonit 1976-1977, skuadër e cila u shpall edhe nënkampione dhe të gjithë ata që e kanë ndjekur në ato vite me të drejtë thonë se titulli iu mohua Skënderbeut, pasi meritonte titullin kampion.

Sot, me ndihmën e trajnerit të asaj kohe për të rinj, Teodor Vaso të cilin e falenderojmë përzemërsisht, po sjellim Skënderbeun U-19 po të atij sezoni, pra 1976-1977 dhe të gjithë emrat e futbollistëve.

Janë 18 lojtarë dhe stafi teknik që na kanë nderuar në atë kohë, ndërkohë që është një nga fotot më të bukura dhe më të rralla, e cila edhe pse kanë kaluar 48 vite, sërish kujtohet me kaq shumë nostalgji.

Më poshtë po sjellim të gjithë emrat për ju miq:


LART NGA E MAJTA NË TË DJATHTË: Trajneri i parë, Teodor Vaso, Adrian Tytka, Kastriot Janaqi, Koço Japo, Tomi Ballço, Roland Cangonji, Thoma Pulici, Pandi Baka, trajneri i dytë, Maksi Tuxhari.


POSHTË NGA E MAJTA NË TË DJATHTË: Andon Sotiri, Ferdinand Mehmeti, Sotiraq Xhambazi, Vangjush Jakova, Gëzim Muhaxhiri, Gjergji Kushe, Vaskë Dhëmi, Petrika Prapshi, Ëngjëll Bashllari.



 
 
bottom of page